Ndërlidhjet

logo-print

Pakistan: Nga sulmi ajror u vranë 14 vetë


Raportohet se nga një sulm i dyshuar ajror amerikan, në një rajon të Pakistanit, afër kufirit me Afganistanin, janë vrarë 14 militantë dhe janë plagosur disa të tjerë.

Agjencitë e lajmeve, duke u mbështtur në zyrtarë të paidentifikuar pakistanezë, informojnë se raketat e lansuara nga një aeroplan pa ekuipazh i Shteteve të Bashkuara, e kanë goditur bazën e komandantit të lartë pakistanez të talibanëve, Maulvi Fakir Mohamed, në rajonin fisnor, Bajaur.

Ka pasur raporte se ky lider taliban ishte larguar nga ky vend disa minuta para sulmit.
XS
SM
MD
LG