Ndërlidhjet

logo-print

Iran: Arrijnë inspektorët e OKB-së


Agjencitë iraniane të lajmeve raportojnë se inspektorët e Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Energji Bërthamore, pritet që gjatë ditës së sotme të arrijnë në Iran.

Është planifikuar se vizita e tyre e parë do të jetë nesër në Kom, ku gjenden kapacitetet për pasurim të uraniumit, për të cilat më parë nuk është ditur.

Ekzistimi i kapaciteteve në Kom është zbuluar publikisht muajin e kaluar dhe kjo i ka shtuar edhe më tepër shqetësimet e fuqive perëndimore se Irani po përpiqet ta prodhoj bombën atomike.
XS
SM
MD
LG