Ndërlidhjet

Afganistan: Filloi fushata për zgjedhje


Në Afganistan sot zyrtarisht ka filluar fushata për rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale më 7 nëntor.

Presidenti aktual, Hamid Karzai, është pajtuar për mbajtjen e rundit të dytë, pasi Komisioni për hetime të vjedhjeve zgjedhore, i mbështetur nga Kombet e Bashkuara, ka anuluar shumë fletëvotime për zotin Karzai nga zgjedhjet e rundit të parë, të mbajtura më 20 gusht.

Kështu, numri i tërësishëm i votave për presidentin aktual, ka rënë nën nivelin e kërkuar prej 50%, për fitore finale.

Rival i Karzait në rundin e dytë është ish ministri i jashtëm, Abdullah Abdullah.
XS
SM
MD
LG