Ndërlidhjet

Iran: Perëndimi po përpiqet të na mashtrojë


Kryetari i Parlamentit iranian, Ali Larixhani, tha sot se fuqitë perëndimore po përpiqen ta “mashtrojnë” Teheranin, nëpërmjet të marrëveshjes së ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara për furnizim të Iranit me karburant bërthamor.

“Ata po thonë se ne do t’ju japim 20 përqind të karburantit për reaktorin në Teheran, vetëm nëse ju na e jepni uraniumin e pasuruar”, tha zoti Larixhani, duke shtuar se ai “nuk sheh ndonjë lidhshmëri ndërmjet këtyre dy gjërave”.

Sipas marrëveshjes së propozuar nga Agjencia Ndërkombëtare për Energji Atomike, Teherani do ta dërgonte uraniumin e pasuruar në shkallë të ulët, jashtë Iranit, për procesim të mëtejshëm.

Lidhur me këtë propozim, Irani është dashur të përgjigjej dje, por tash thotë se përgjigjjen do ta dërgoj javën e ardhshme.
XS
SM
MD
LG