Ndërlidhjet

Iran: Inspektorët vizitojnë uzinën bërthamore



Ekipi i inspektorëve të Kombeve të Bashkuara ka mbërritur në Iran për ta vizituar impiantin e dytë të këtij vendi për pasurimin e uraniumit.

Ekipi katër anëtarësh nga Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore sot do ta vizitojë uzinën, e cila është ndërtuar në brendi të një mali afër qytetit të shenjtë Kom, në jug të Teheranit.

Ekzistimi i kësaj uzine në Kom, i cili u bë publik muajin e kaluar, i ka rritur shqetësime e fuqive të Perëndimimit se Teherani po përpiqet të ndërtojë armë bërthamore.
XS
SM
MD
LG