Ndërlidhjet

Zyrtari verikorean takoi homologun amerikan



Një zyrtar i lartë verikorean ka zhvilluar bisedime kokë më kokë me një zyrtar amerikan gjatë një vizite të rrallë në Shtetet e Bashkuara.

Departamenti i Shtetit tha se Ri Gun, zëvendës negociator i Koresë Veriore në bisedimet 6-palëshe mbi çarmatimin bërthamor, u takua të shtunën në Nju Jork me Sung Kim, i cili është emisar special amerikan për programin bërthamor të Koresë së Veriut.

Takimi u mbajt në kohën e presioneve nga Shtetet e Bashkuara për vazhdimin e bisedimeve gjashtë palëshe.
XS
SM
MD
LG