Ndërlidhjet

Iran: Inspektorët vizituan uzinën bërthamore



Ekipi i inspektorëve të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore e ka bërë sot vizitën e parë në impiantin e dytë të Iranit për pasurimin e uraniumit.

Agjencia gjysmë zyrtare e lajmeve Mehr raportoi se inspektorët pritet përsëri ta vizitojnë uzinën, e cila është ndërtuar në brendi të një mali afër qytetit të shenjtë Kom, në jug të Teheranit.

Ekzistimi i kësaj uzine, që u bë publik në shtator, i ka rritur shqetësimet e fuqive të Perëndimimit se Teherani po përpiqet të ndërtojë armë bërthamore.
XS
SM
MD
LG