Ndërlidhjet

132 të vdekur dhe 500 të plagosur në Bagdad



Të paktën 132 njerëz kanë vdekur dhe më shumë se 500 janë plagosur nga dy shpërthime të fuqishme të automjeteve në qendrën e Bagdadit.

Shpërthimi i parë e dëmtoi rëndë ministrinë irakiane të Drejtësisë, ndërsa shpërthimi tjetër ndodhi afër zyrës së guvernatorit, duke shkaktuar zjarre të mëdha.

Askush ende nuk e ka marrë përgjegjësinë për dy shpërthimet e sotme, por zyrtarët kanë thënë se shpërthimet duken si vepër e Al Kaidës apo të partisë Baathiste.
XS
SM
MD
LG