Ndërlidhjet

logo-print

Shtyhet gjykimi ndaj Karaxhiqit


Filloi sot gjykimi ndaj ish udhëheqësit të serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq. Karaxhiq përballet me 11 akuza, përfshi dhe akuzat për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës në Bosnjë-Hercegovinë.

Karaxhiq nuk po merr pjesë në gjykim me justifikimin se nuk ka pasur kohë për tu përgatitur për mbrojtjen.

"Prania e të akuzuarit në sallën e gjyqit është e nevojshme për fillimin e gjykimit, pasi ai do të vetmbrohet. Refuzimi i tij bllokon fillimin e gjykimit. Gjykata do të detyrojë emërimin e një këshiltari mbrojtje në mënyrë që të parandalohet pengimi i procedurave”, tha një nga prokurorët e rastit.

Kryetari i trupit gjykues, O Guon Kuon e ka shtyrë gjykimin deri të martën, ku pritet që prokuroria të bëjë paraqitjen e rastit.

Kryeprokurori i Gjykatës së Hagës për ish Jugosllavinë, Serzh Bramerz nuk i pranoi pretendimet e Kraxhiqit, duke nënvizuar se prokuroria është gati për gjyqin.

Karaxhiqi u arrestua vitin e kaluar në Beograd pas 13 vitesh në arrati.

XS
SM
MD
LG