Ndërlidhjet

Erdogan: Ahmadinexhadi – mik i Turqisë


Kryeministri i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, i ka akuzuar shtetet perëndimore se Iranin po e trajtojnë në mënyrë jokorrekte, lidhur me programin e tij bërthamor.

Në një intervistë për të përditshmen londineze, Gardian, ai tha se ata që e akuzojnë Iranin për zhvillimim e armatimit atomik, të gjithë ata kanë arsenale të veta bërthamore.

Zoti Erdogan, poashtu, tha se “nuk ka dyshim” se presidenti iranian, Mahmud Ahmadinexhad, është “mik” i Turqisë.

Kjo intervistë u publikua para vizitës së paraparë për nesër të zotit Erdogan në Teheran, me ç’rast ai do të takohet me presidentin Ahmadinexhad dhe me liderin suprem, Ajatollah Ali Hamnei.
XS
SM
MD
LG