Ndërlidhjet

SHBA, Britani, NATO: Dënohen sulmet në Irak


Presidenti amerikan, Barak Obama, tha se sulmet vetëvrasëse me bomba në Bagdad, nga të cilat u vranë 132 vetë, janë “tmerruese” dhe një përpjekje për ta zmbrapsur progresin në Irak.

Në deklaratën e tij, zoti Obama, tha se sulmet me bomba “zbulojnë agjendën destruktive dhe urrejtëse të atyre që popullit të Irakut t’ia ndalin ardhmërinë, që e meritojnë”.

Shtëpia e Bardhë tha se presidenti Obama, pas sulmeve, ka folur me kryeministrin e Irakut, Nuri al-Maliki dhe me presidentin, Xhala Talabani dhe ka shprehur përkushtimin se Shtetet e Bashkuara “qëndrojnë me irakianët”.

Sulmet i kanë dënuar edhe zyrtarë të lartë britanikë dhe të NATO-s.
XS
SM
MD
LG