Ndërlidhjet

Hagë: Karaxhiq bojkoton gjykatën edhe nesër


Ish lideri i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq, nuk do të paraqitet as në seancën e nesërme të procesit kundër tij në gjykatën për krime të luftës në Hagë, njoftoi sot një avokat i tij, pas takimit me të akuzuarin Karaxhiq.

Ai është i ngarkuar me 11 akuza për krime të luftës, përfshirë gjenocidin, lidhur me luftën në Bosnjë gjatë periudhës 1992-1995.

I akuzuari Karaxhiq, që i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat, e ka bojkotuar edhe procesin e sotëm, pasi, siç ka thënë më herët, nuk ka pasur kohë të mjaftueshme për përgatitje për këtë proces.
XS
SM
MD
LG