Ndërlidhjet

Gjeorgjia akuzoi Rusinë për rrëmbim


Gjeorgjia sot ka akuzuar forcat e Rusisë për rrëmbimin e 16 banorëve nga territori gjeorgjian, afër rajonit separatist, Osetia Jugore, që mbështetet nga Rusia.

Zyrtarët e Gjeorgjisë thanë se banorët ishin burgosur dje pasdite nga forcat e Rusisë, në qarkun Dusheti, afër rajonit të kontestuar Ahalgori. Të gjithë ata ishin meshkuj dhe po mblidhnin dru.

Një ndihmës i liderit rebel të Osetisë Jugore, Kokoitu, tha se 16 personat ishin arrestuar nga rojet ruse, pasi kishin hyrë në territor të Osetisë Jugore, siç thuhet, “duke i prerë pyjet ilegalisht”.
XS
SM
MD
LG