Ndërlidhjet

logo-print

Serbi, Turqi: Marrëdhënie më të mira se kurrë


Serbia dhe Turqia thonë se marrëdhëniet e tyre janë më të mira se kurrë më parë, derisa të dy palët ballafaqohen me pengesa në synimet e tyre për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Këto komente i bënë sot gjatë takimit të tyre në Beograd, presidenti i Serbisë, Boris Tadiq dhe ai i Turqisë, Abdullah Gyl.

Ata theksuan se të dy vendet kanë zhvilluar “partneritet strategjik”.

Agjencitë e lajmeve raportojnë se raportet ndërmjet Serbisë dhe Turqisë ishin keqësuar gjatë luftës në Bosnjë në vitet e 90-ta.
XS
SM
MD
LG