Ndërlidhjet

Beograd: Gyl nuk flet në Kuvendin e Serbisë


Kryetarja e Kuvendit, Sllavica Gjukiq – Dejanoviq, derklaroi sot se fjalimi i presidentit të Turqisë, Abdullah Gyl, në Kuvendin e Serbisë, është anuluar për shkak se vizita e tij është më e shkurtër se sa që ishte planifikuar më herët, e jo për shkak se kundër fjalimit ishin disa parti opozitare në Serbi.

“Thjeshtë është vlerësuar se zoti Gyl do të qëndroj për një kohë më të shkurtër në Beograd”, prandaj fjalimi në Kuvend është eliminuar “në harmoni me protokolin e tij”, tha zonja Gjukiq – Dejanoviq.

Por, shefi i Grupit parlamentar të partisë Serbia e Re, Velimir Iliq, u tha gazetarëve se disa parti opozitare kanë vlerësuar se “është jokorrekte që këtu të vijë presidenti i Turqisë, vendi i të cilit e ka pranuar Kosovën”, duke shtuar se “kanë pyetur se a ka kuptim që ai të flasë para deputetëve”.

Sipas tij, pas kësaj, seanca e Parlament është anuluar.
XS
SM
MD
LG