Ndërlidhjet

Hagë: Vazhdon gjykimi i Karaxhiqit



Gjykimi i ish liderit të serbëve të Bosnjes, Radovan Karaxhiq do të vazhdojë sot në Tribunalin e Hagës.

Dje Karaxhiq refuzoi të marrë pjesë në gjykim, duke u ankuar se nuk i është dhënë mjaft kohë për ta përgatitur mbrojtjen.

Gjykatësi e shtyu seancën pas 15 minutash, dhe tha se ajo do të vazhdojë sot.

Karaxhiq përballet me 11 akuza kriminale për periudhën 1992-95 të luftës në Bosnje, përfshirë dhe masakrën e 8 mijë burrave dhe djemve myslimanë në Srebrenicë.

Ai i ka mohuar të gjitha akuzat.
XS
SM
MD
LG