Ndërlidhjet

Çeki: Gjykata Kushtetuese shqyrton traktatin e BE-së



Gjykata Kushtetuese e Çekisë sot do ta mbajë seancën e parë për sfidimin legal të ratifikimit të Traktatit të Lisbonës.

Gjykata do t’i dëgjojë ankimimet nga 17 senatorët, të cilët pohojnë se traktati e cënon integritetin e Çekisë.

Marrëveshja e Lisbonës, e cila synon ta reformojë vendim marrjen në Bashkimin Evropian, do të hyjë në fuqi kur të ratifikohet nga 27 vendet anëtare, por presidenti euroskeptik i Çekisë, Vaclav Klaus ende nuk e ka nënshkruar.
XS
SM
MD
LG