Ndërlidhjet

Obama: S'nxitohem me vendimin për Afganistanin


Presidenti Barak Obama
Presidenti Barak Obama

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, tha se ai nuk do të nxitohet teksa po vendos për strategjinë ushtarake në Afganistan.

“Unë asnjëherë nuk do të nxitohem me vendimin solemn që t’ju dërgoj në rrugë të dëmshme. Nuk do t’i rrezikoj jetët e juaja përveç nëse është absolutisht e domosdoshme”, tha presidenti Obama në një fjalim para marinarëve amerikanë në shtetin e Floridës.

Fjalimi i tij u bë pak kohë pasi 14 amerikanë e humbën jetën nga rrëzimi i dy helikopterëve në Afganistan.

NATO tha se asnjëri rrëzim nuk ishte shkaktuar nga zjarri i armikut.

Megjithatë, kjo ishte dita më vdekjeprurëse për misionin amerikan në Afganistan në katër vjetët e fundit.
XS
SM
MD
LG