Ndërlidhjet

Irani pranon propozimin, kërkon ndryshime




Televizioni shtetëror iranian tha se Irani do ta pranojë kornizën e gjerë të planit të Kombeve të Bashkuara, por dëshiron që planit t'i bëhen "ndryshime shumë të rëndësishme".

Televizioni shtetëror Al-Alam tha se Irani do ta ofrojë përgjigjen e tij për marrëveshjen e propozuar brenda "48 orëve" të ardhshme.

Raporti, i cili citon burime të afërta me ekipin negociator të Iranit nuk tha se çfarë ndryshimesh mund të kërkojë Teherani.

Propozim marrëveshja parasheh që uraniumi i pasuruar i Iranit të dërgohet në Rusi dhe FRancë për t'u konvertuar në karburant bërthamor për nevojat e reaktorit bërthamor mjekësor .
XS
SM
MD
LG