Ndërlidhjet

Vazhdon gjykimi i Karaxhiqit



Ka filluar në Gjykatën e Hagës për ish Jugosllavinë dita e dytë e gjykimit ndaj Radovan Karaxhiqit. Prokuroria do të bëjë paraqitjen e rastit gjatë seancës së sotme, në të cilën nuk po merr pjesë Karaxhiqi.

Ish udhëheqësi i serbëve të Bosnjës deklaroi ditë më parë se nuk do të marrë pjesë në gjykim pasi nuk ka pasur kohën e nevojshme për tu përgatitur për mbrojtjen. Karaxhiqi, mbi të cilin rëndojnë 11 akuza, mes të cilave dhe ajo për gjenocid, do të vetmbrohet.
XS
SM
MD
LG