Ndërlidhjet

Bagdad: 60 fëmijë nën rrënoja



Rreth 60 fëmijë mund të jenë ende nën rrënoja si pasojë e sulmeve të tre ditëve më parë në Bagdad.

“Nuk ka informacione për rreth 60 fëmijë që ishin në një kopësht që kishte lidhje me Ministrinë e Drejtësisë”, tha guvernatori i Bagdadit.

Të djelën, nga shpërthimi i dy kamionave bombë në kryeqytetin irakian, u vranë së paku 155 persona dhe u plagosën mbi 500 të tjerë.
XS
SM
MD
LG