Ndërlidhjet

Kabul: U vranë 6 anëtarë të stafit të OKB-së


Së paku 6 anëtarë të stafit të Kombeve të Bashkuara janë vrarë nga sulmi i militantëve ndaj një hoteli për vendosjen e ndërkombëtarëve, në qendër të Kabulit, sot në mëngjes.

Kombet e Bashkuara njoftuan se 9 të tjerë janë plagosur nga ky sulm.

Talibanët kanë thënë se e kanë ndërmarrë këtë sulm, duke shpjeguar se ky ishte “hapi i parë” për shkatërrimin e zgjedhjeve presidenciale më 7 nëntor.

Pas këtij sulmi, dy predha ishin hedhur në një hotel privat në Kabul, duke i detyruar mysafirët që të strehohen në bunkerat nëntoksorë.
XS
SM
MD
LG