Ndërlidhjet

Klinton: Faqe e re në raportet me Pakistanin


Sekretarja amerikane e shtetitit, Hillari Klinton, ka arritur në Pakistan, duke premtuar një faqe të re në marrëdhënie dhe disa marrëveshje investuese civile.

Zonja Klinton tha se e vlerëson lartë angazhimin e qeverisë dhe të ushtrisë së këtij vendi kundër militantëve, në bazat e tyre në Vaziristanin Jugor.

Zyrtarja e lartë amerikane tha se vizita e saj ka për qëllim të tregoj për mbështetjen e administratës Obama, jo vetëm për përpjekjet ushtarake, por edhe për bashkëpunim në disa çështje të tjera, përfshirë edhe luftën në Afganistan.
XS
SM
MD
LG