Ndërlidhjet

SHBA, Rusi: Bisedohet për kufizim të armatimit atomik


Këshilltari për siguri kombëtare i Shteteve të Bashkuara, Xhejms Xhons, pritet të qëndroj në Rusi, për bisedime, që kanë për qëllim arritjen e marrëveshjes së re ndërmjet Uashingtonit dhe Moskës, për kufizimin e arsenaleve atomike.

Shtëpia e Bardhë njoftoi se zoti Xhons do të takohet me zyrtarët e lartë të Rusisë në Moskë, me ç’rast pritet të diskutohet për traktatin e ri, i cili do ta zëvendësonte Marrëveshjen për Redukltimin e Armatimit Strategjik, e njohur si START 1, e cila përfundon në dhjetor të këtij viti.

Zoti Xhons në Moskë do të qëndroj sot dhe nesër.
XS
SM
MD
LG