Ndërlidhjet

Pakistan: 43 të vrarë nga sulmi me bombë


Numri i të vrarëve nga sulmi me bombë në një treg në Peshavar të Pakistanit, ka arritur në 43 vetë, raportojnë agjencitë e lajmeve, duke u mbështetur në deklaratat e mjekëve në një spital.

Mjeku Zafar Igbal tha se mund të ndodhë që numri i të vrarëve të rritet.

Nga ky sulm, janë plagosur së paku 80 vetë.

Në Pakistan janë shtuar sulmet e këtilla, derisa ushtria e këtij vendi, po ndërmerrë një operacion kundër militantëve talibanë në Vaziristanin Jugor, afër kufirit me Afganistanin.
XS
SM
MD
LG