Ndërlidhjet

logo-print

SHBA, Rusi: Bisedohet për kufizim të armatimit atomik


Zyrtarë të lartë për siguri kombëtare të Shteteve të Bashkuara pritet të bisedojnë me zyrtarët rusë lidhur me marrëveshjen eventuale mes këtyre dy vendeve për kufizimin e arsenaleve bërthamore.




Këshilltari për siguri kombëtare i Shteteve të Bashkuara, Xhejms Xhons, pritet të qëndrojë në Rusi, për bisedime që kanë për qëllim arritjen e marrëveshjes së re ndërmjet Uashingtonit dhe Moskës, për kufizimin e arsenaleve atomike.

Shtëpia e Bardhë njoftoi se zoti Xhons do të takohet me zyrtarët e lartë të Rusisë në Moskë, me ç’rast pritet të diskutohet për traktatin e ri, i cili do ta zëvendësonte Marrëveshjen për Reduktimin e Armatimit Strategjik, e njohur si START 1, e cila përfundon në dhjetor të këtij viti.

Zoti Xhons në Moskë do të qëndrojë sot dhe nesër.
XS
SM
MD
LG