Ndërlidhjet

logo-print

Kabul: Shtohet numri i viktimave


12 veta, përfshirë 6 punonjës të Kombeve të Bashkuara janë vrarë kur disa persona të armatosur kanë depërtuar në një hotel që përdoret nga OKB-ja në Kabul.

Talibanët kanë marrë përgjegjësinë për këtë sulm dhe kanë shtuar se ky është “hapi i parë” në minimin e rrethit të dytë të zgjedhjeve presidenciale të 7 nëntorit.

Shefi i misionit të Kombeve të Bashkuara në Afganistan, Kai Aide, ka deklaruar se sulmi “nuk do të zmbraps OKB-në nga vazhdimësia e angazhimit” në Afganistan.

XS
SM
MD
LG