Ndërlidhjet

logo-print

Irani nesër i përgjigjet agjencisë së OKB-së



Agjencia gjysmë zyrtare iraniane Mehr tha se Irani të enjten do t’i përgjigjet propozimit për karburant bërthamor të Kombeve të Bashkuara.

Agjencia njoftoi se emisari iranian në Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, Al Asgar Sulltanie, do t’ia paraqesë nesër qëndrimin formal të Iranit drejtorit të agjencisë, Mohamed ElBaradei në Vjenë.

Agjencia tha se Irani mund ta pranojë kuadrin e draft marrëveshjes, por do të propozojë edhe ndryshime.

Marrëveshja e propozuar parasheh që Irani ta dërgojë sasinë më të madhe të uraniumit jashtë vendit për t’u procesuar në karburant bërthamor.
XS
SM
MD
LG