Ndërlidhjet

Majkëll Xhekson sërish mbushi sallat



Premiera e filmit dokumentar të koncertit të Majkëll Xheksonit “This is it” është shfaqur në 18 vende të pesë kontinenteve.

Dokumentari përmban 100 orë të videomaterialit te ikonës së pop muzikës, kur po përgatitej për rikthim në skenë.

Xhekson, i cili vdiq në 25 qershor në moshën 50 vjeçare, ishte përgatitur për katër muaj në Los Anxheles për turneun e 50 koncerteve nëpër botë.

“This is it” ishte shumë i mirëpritur nga adhuruesit dhe fansat e Xheksonit gjatë premierës.
XS
SM
MD
LG