Ndërlidhjet

Gjeorgji: Arrestohet djali i ish presidentit



Djali i ish presidentit të Gjeorgjisë Zviad Gamsahurdia është arrestuar për shkak se ka qëlluar fqiun e tij.

Ministria e brendshme tha se ai ndodhet në polici.

Viktima është në gjendje serioze në spital.

Tsone Gamsahurdia u arrestua nga autoritetet e Gjeorgjisë në shtator, 2008 dhe u akuzua se ka spiunuar për Rusinë, por më pas u lëshua.

I ati, presidenti i parë post komunist, u gjet i vdekur në rrethana misterioze në vitin 1993, dy vjet pasi u përmbys nga pushtetit.
XS
SM
MD
LG