Ndërlidhjet

Putin rikujton ngjarjet nga rënia e Murit të Berlinit



Kryeministri i Rusisë Vladimir Putin, i cili ka punuar si zyrtar i shërbimit sekret sovjetik KGB në Gjermaninë Lindore në vitin 1989 kur u rrëzua Muri i Berlinit, do t’i tregojë përvojat e tij të asaj kohe në një film dokumentar.

Gazeta “Kommersant” tha se dokumentari po realizohet nga gazetari rus Vladimir Kondratjev, dhe do të transmetohet në 8 nëntor, një ditë para 20 vjetorit të rënies së Murit të Berlinit.

Kondratjev gjithashtu i ka intervistuar ish liderin sovjetik, Mihail Gorbaçov dhe ish udhëheqësit gjermanolindorë për dokumentarin e tij.
XS
SM
MD
LG