Ndërlidhjet

logo-print

Shefi i NATO-s do të vizitojë Rusinë



Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen do të udhëtojë në Moskë në muajin dhjetor ku do të kërkojë bashkëpunimin e Rusisë në fushatën luftarake në Afganistan.

Zëdhënësi i NATO-s, Xhejms Apathurai tha se “vizita, e cila do të realizohet nga 15 deri 17 dhjetor, do t’i mundësojë atij që t’i diskutojë, ndoshta t’i çojë përpara marrëdhëniet NATO-Rusi në kuptimin e bashkëpunimit konkret, me Afganistanin në krye të listës”.
XS
SM
MD
LG