Ndërlidhjet

Holanda nuk e ndryshon qëndrimin për Serbinë



Ministri i Jashtëm holandez, Maksim Verhagen ka përsëritur se Holanda mbetet në qëndrimin se marrëveshja e Përkohshme e Bashkimit Evropian me Serbinë nuk mund të hyjë në fuqi, sepse Beogradi nuk ka treguar gatishmëri të plotë me Tribunalin e Hagës.

"Situata në Serbi nuk ka ndryshuar. Morëm vendim në Këshillin e ministrave të BE-së që marrëveshja tregtare e përkohshme me Serbinë nuk mund të pranohet, përveç në rastin e bashkëpunimit të plotë me Tribunalin e Hagës. Kjo nuk ka ndodhur, ndaj nuk ka ndryshim as në qëndrimin e Këshillit të ministrave, e as në qëndrimin tonë", ka thënë Verhagen për të përditshmen "Veçernje Novosti".
XS
SM
MD
LG