Ndërlidhjet

Pragë: Fisher optimist për Traktatin e Lisbonës



Kryeministri i Republikës së Çekisë Jan Fisher deklaroi se presidenti Vaclav Klaus i ka premtuar se nuk do të vendosë kushte të reja për ta nënshkruar Traktatin e Lisbonës, përveç kushtit të tanishëm që Çekia të përjashtohet nga zbatimi i Kartës për të drejtat themelore.

Presidenti Klaus e ka zvarritur nënshkrimin e marrëveshjes, me arsyetimin se Gjyqi Kushtetues nuk ka marrë qëndrim rreth dokumentit.

Marrëveshja është e ratifikuar nga të dyja dhomat e parlamentit.
XS
SM
MD
LG