Ndërlidhjet

logo-print

'Rrëmbehen' 5 gjeorgjianë në Osetinë e Jugut



Ministria e Brendshme e Gjeorgjisë tha se rojet kufitare ruse në Osetinë e Jugut kanë ndaluar pesë gjeorgjianë, në kohën kur po vazhdojnë bisedimet për lirimin e 16 të tjerëve, të cilët u ndaluan këtë javë.

Zëdhënësi i ministrisë, Shota Utiashvili tha se pesë burrat ishin arrestuar të hënën në zonën e kontestuar kufitare. Ai e cilësoi veprimin si rrëmbim.

Rojet kufitare ruse më herët kishin arrestuar 16 gjeorgjianë me pretendimin se kanë kaluar kufirin ilegalisht.

Rusia dhe Gjeorgjia i kanë acaruar marrëdhëniet diplomatike pas luftës së vitit të kaluar.
XS
SM
MD
LG