Maqedonia nuk mund t’i bashkëngjitet Bashkimit Evropian derisa nuk zgjidhet çështja e emrit, e transmeton “Reuters” një zyrtar të Qeverisë në Athinë.
“Çështja e emrit duhet të zgjidhet përpara se të mendojmë t’i hapim bisedimet për anëtarësim me Shkupin”, ka thënë ministri Dimitris Droucas, i ngarkuar për politikën e jashtme në Qeverinë e re greke të kryeministrit George Papandreu.
“Kjo është një vijë e qartë dhe e rreptë e Greqisë. Ne e quajmë këtë vijë të kuqe”, ka thënë Droucas.
Ai ka shtuar se Qeveria e re dëshiron që të gjendet një zgjidhje për emrin.
Droucas ka thënë se Greqia dëshiron që të gjitha vendet e Ballkanit t’i bashkëngjiten BE-së.
Viti 2014 mund të jetë “data deri në të cilën ne shpresojmë se të gjitha këto vende mund të bëhen anëtare të BE-së”, ka thënë Droucas.