Ndërlidhjet

logo-print

Irani sot përgjigjet për marrëveshjen bërthamore



Irani sot pritet t’i përgjigjet propozimit për karburant bërthamor të Kombeve të Bashkuara.

Emisari iranian në Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, Al Asgar Sulltanie, ka thënë se qëndrimin formal do t’ia paraqesë të Iranit drejtorit të agjencisë, Mohamed ElBaradei në Vjenë.

Mediat iraniane njoftuan se Teherani mund ta pranojë kuadrin e draft marrëveshjes, por do të propozojë edhe ndryshime.

Marrëveshja e propozuar parasheh që Irani ta dërgojë sasinë më të madhe të uraniumit jashtë vendit për t’u procesuar në karburant bërthamor.
XS
SM
MD
LG