Ndërlidhjet

Londra e shqetësuar për burgosjen e iranianit



Britania tha se është e shqetësuar nga raportet se një iranian i punmësuar në ambasadën britanike në Teheran është dënuar me katër vjet burg për nxitje të trazirave pas zgjedhjeve të kontestuara presidenciale në qershor.

Në një deklaratë, Sekretari i Jashtëm britanik, Dejvid Milliband e quajti dënimin e Hosein Rasamit “sulm kundër tërë komunitetit diplomatik në Iran”.

Gazeta “Times” raportoi se Rasam është dënuar në një seancë të mbyllur.
XS
SM
MD
LG