Ndërlidhjet

Obama nderon ushtarët e rënë në luftë



Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barak Obama ka udhëtuar mëngjesin e sotëm në një bazë të ushtrisë amerikane, për të nderuar kthimin e ushtarëve të rënë në luftë.

Obama shkoi në bazën ajrore Dover në shtetin Delauer, për të qenë i pranishëm në kthimin e 15 ushtarëve amerikanë dhe tre agjentëve kundër drogës, të cilët u vranë këtë javë në Afganistan.

Vizita e paparalajmëruar e Obamës u bë në kohën kur ai po e shqyrton dërgimin eventual të më shumë trupave për të luftuar kryengritësit në Afganistan.
XS
SM
MD
LG