Ndërlidhjet

logo-print

Klinton vazhdon vizitën në Pakistan



Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton e vazhdon vizitën në Pakistan nën masa të rrepta sigurie pas shpërthimit të djeshëm në Peshavar.

Klinton sot ishte në qytetin lindor Lahore, ku vizitoi një xhami dhe u takua me studentët e universitetit.

Ajo e filloi vizitën treditore në Peshavar disa orë para sulmit me bombë në Peshavar që la 105 të vdekur dhe 200 të plagosur.

Klinton ka thënë se vizita e saj synon të kthejë faqe të re në marrëdhëniet me Pakistanin, ku kritikët thonë se Shtetet e Bashkuara janë të vetmit që interesohen për t’i siguruar mbështetje Pakistanit në luftën kundër Al Kaidës.
XS
SM
MD
LG