Ndërlidhjet

Bagdad: Pjesëtarë sigurie ndërlidhen me sulmet



Zëdhënësi i ushtrisë irakiane tha se 61 pjesëtarë të sigurisë janë arrestuar në lidhje me sulmet e dyfishta vdekjeprurëse të së dielës në Bagdad.

Gjenerali Kasim Ata i tha agjencisë AFP se në mesin e të arrestuarve janë edhe 11 oficerë të lartë.

Të gjithë ata ishin dislokuar në zonën e kryeqytetit kur ndodhën shpërthimet në ndërtesat qeveritare.

Përgjegjësinë për sulmet e mori një grup militant sunit i ndërlidhur me Al Kaidën.

Ministria e Shëndetësisë tha se bilanci i sulmit ishte 153 të vdekur dhe më shumë se 500 të plagosur.
XS
SM
MD
LG