Ndërlidhjet

logo-print

Tadiq: Vendimi i GJND-së i volitshëm për Serbinë


Vendimi i Gjyqit Ndërkombëtar të Drejtësisë për pavarësinë e Kosovës do të jetë i volitshëm për Serbinë, ka deklaruar kryetari i Serbisë, Boris Tadiq.

Në intervistën për gazetën gjermane, Nojes Dojçland, Tadiq ka thënë se pas këtij vendimi “Serbia në çdo moment do të jetë e gatshme për bisedime me Prishtinën për ardhmërinë e Kosovës”.

I pyetur nëse Beogradi disponon planin B në rast të vendimit negativ për Beogradin nga Gjyqi Ndërkombëtar i Drejtësisë, Tadiq ka thënë se “tash nuk është momenti për mendime të tilla”.
XS
SM
MD
LG