Ndërlidhjet

BE - koncesion ndaj Çekisë


Shefat e shteteve ose qeverive të Bashkimit Evropian kanë arritur ujdi për koncesion ndaj Çekisë, që mundëson miratimin përfundimtar të Marrëveshjes së Lisbonës për funksionim më efikas të Unionit.
Fjala është për kërkesën që të garantohet që dispozitat e të drejtave të njeriut nga Marrëveshja të mos mund të shfrytëzohen për kërkesat e pronësisë dhe të drejtave të gjermanëve të Sudetit, që nga Çekia janë dëbuar pas Luftës së Dytë Botërore.
Kjo ka qenë kërkesa dhe kushti i presidentit të Çekisë, Vaclav Klaus, që të vë nënshkrimin në Marrëveshjen e Lisbonës.
XS
SM
MD
LG