Ndërlidhjet

Honduras: Kthehet Zelaja


Presidenti puçist i Hondurasit Roberto Mikeleti është pajtuar mbrëmë që në pushtet të kthehet presidenti i përmbysur Manuel Zelaja.
“Kam lejuar ekipin e negociatorëve të nënshkruajnë marrëveshjen që shënon zgjidhjen e krizës politike”, ka thënë Mikeleti.
Marrëveshja nënkupton “mundësinë e kthimit të funksionit” të Zelajës, formimin e qeverisë së pajtimit dhe organizimin e zgjedhjeve presidenciale më 29 nëntor.
Mikeleti kishte ardhur në pushtet më 28 qershor, pas grushtshtetit me të cilin nga pushteti ishte përmbysur Zelaja.
XS
SM
MD
LG