Ndërlidhjet

logo-print

SHBA ende në pritje të përgjigjes së Iranit


Shtetet e Bashkuara ende janë në pritje të “përgjigjes zyrtare” të Iranit për ofertën e fuqive të mëdha për pasurimin e uraniumit, të ofruar përmes Kombeve të Bashkuara, ka kumtuar Stejt Departamenti.
“Duhet të dëgjojmë përgjigjen zyrtare nga Irani”, ka thënë zëdhënësi Kelli në brifingun ditor në Stejt Departament.
Dje vonë Agjencia ndërkombëtare për energji atomike (IAEA) ka kumtuar se kishte marrë “përgjigjen fillestare” të Iranit rreth kësaj oferte.
XS
SM
MD
LG