Ndërlidhjet

OKB: Rusia nuk i mbron gazetarët dhe aktivistët


Komiteti i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut ka kritikuar Rusinë për mungesë mbrojtjeje të gazetarëve dhe aktivistëve për të drejtat e njeriut nga kërcënimet dhe vrasjet.

Komiteti i ka kritikuar Rusinë se ka dështuar t’i mmbtojë gazetarët, aktivistët, të burgosurit dhe të tjerët nga abuzimet e shumta të autoriteteve, përfshirë torturat dhe vrasjet.

Një panel 18 anëtarësh i ekspertëve të pavarur tha se gazetarët kanë qenë objekt i gjykimeve dhe dënimeve të motivuara politikisht, dhe i bëri thirrje qeverisë që të ndërmarrë veprime kundër numrit në rritje të krimeve të urrejtjes dhe sulmeve me motive racore.

Paneli gjithashtu e kritikoi rëndë gjendjen me të drejtat e njeriut në Çeçeni dhe në pjesët tjera të Kaukazit Verior, ku tha se autorët e veprave abuzive “duket se po gëzojnë pandëshkueshmëri të gjerë”.

Në këtë raport, Komiteti gjithashtu ka shqyrtuar sa Rusia po i respekton konventat ndërkombëtare mbi të drejtat politike dhe qytetare.
XS
SM
MD
LG