Ndërlidhjet

Lubrani, shefe e re e UNDP-së në Kosovë


Osnat Lubrani është emëruar Koordinatore e Agjensive të OKB-së për Zhvillim dhe Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së në Kosovë.

Ajo do të zëvendësojë Frode Mauring, duke sjellë me vete përvojën e saj 20 vjeçare në Kombet e Bashkuara.

Zonja Lubrani ka shërbyer si drejtoreshë e Fondit të Kombeve të Bashkuara për Gratë (UNIFEM).

Ajo ka lindur në Jerusalem dhe mban shtetësi të dyfishtë, izraelite dhe amerikane.
XS
SM
MD
LG