Ndërlidhjet

logo-print

BE: Irani ta pranojë marrëveshjen bërthamore



Liderët e Bashkimit Evropian sot i bënë thirrje Iranit që t’a pranojë projekt marrëveshjen e Kombeve të Bashkuara për karburant bërthamor.

Sipas raporteve të mediave, Irani ka propozuar ndryshime në propozimin e OKB-së, në mënyrë që të hedhë poshtë elementët kryesorë të marrëveshjes.

Marrëveshja parashikon Irani ta dërgojë jashtë vendit uraniumin e pasuruar në nivel të ulët që të procesohet në karburant bërthamor, për t’i hequr shqetësimet e Perëndimit se Teherani po përpiqet të zhvillojë bombë bërthamore.

Deklarata e liderëve të BE-së në samitin në Bruksel thotë se përparimi drejt marrëveshjes “do t’i shtronte rrugën zgjërimit të marrëdhënieve ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Iranit në dobi të dyanshme”.
XS
SM
MD
LG