Ndërlidhjet

logo-print

Sarajevë: Serbi dënohet për krime lufte



Gjykata e lartë e Bosnje e Hercegovinës për krime të luftës e ka dënuar sot ish oficerin serb të Bosnjes me 22 vjet burg.

Predrag Kujunxhiq u shpall fajtor për pjesëmarrje në deportimin e detyrueshëm dhe trajtimin çnjerëzor të myslimanëve të Bosnjes, si dhe për skllavërim seksual të një vajze 15 vjeçare në luftën 1992-95.

Gjatë luftës Kujunxhiq ishte komandant i një njësiti të ushtrisë së serbëve të Bosnjes në qytetin verior Doboj.
XS
SM
MD
LG