Ndërlidhjet

Izraeli e përshëndet marrëveshjen me Iranin



Kryeministri i Izraelit Benxhamin Netanjahu e quajti si “hap të parë pozitiv” marrëveshjen e ndërmjetësuar nga OKB-ja për programin bërthamor të Iranit.

Duke folur para takimit me emisarin amerikan për Lindjen e Mesme, Xhorxh Miçell, Netanjahu i përshëndeti përpjekjet e presidentit Barak Obama për ta penguar Iranin që të sigurojë armë bërthamore.

Marrëveshja parashikon Irani ta dërgojë jashtë vendit uraniumin e pasuruar në nivel të ulët që të procesohet në karburant bërthamor, për t’i hequr shqetësimet e Perëndimit se Teherani po përpiqet të zhvillojë bombë bërthamore.
XS
SM
MD
LG